Maqedoni

164 gjoba në Shkup, 66 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (25.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat: 66 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 34 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…, shkruan Alsat.

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet ën njoftimin e MPB-së.