April 27, 2024
Shqipëri

Një nënë me fëmijë shpëtohet nga mbytja në Durrës, shpëtimtari në gjendje të rëndë

Dje, një vrojtues ka bërë një akt heroik në det duke shpëtuar nënë e bir nga mbytja, por vetë ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë ku vrojtuesi i plazhit, Idajet Roçi ka pikasur në det nënë e bir që kërkonin ndihmë dhe menjëherë u zhyt për të nisur misionin e shpëtimit.

Pedagogu në Vlora, Ilir Metaj ka postuar një fotografi të vrojtuesit duke thënë se ai u dha jetë dy të panjohurve, ndërsa pa menduar që jeta e dhënë atyre mund të ishte e tija.

“Ky është Idajet Roçi, vrojtues plazhi. Dje shpëtoi një nënë dhe djalin e saj nga mbytja. Vetë ndodhet në spital pas luftës me dallgët e detit. Ai u dha jetë dy të panjohurve që ishin në rrezik,pa menduar që jeta dhënë atyre mund të ishte e tija. Qofsh i bekuar me jetë të gjatë Idajet!”, shkroi Metaj.