Maqedoni

156 shoferë të gjobitur në Shkup, 24 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (12.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 156 gjoba, nga të cilat 24 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë për vozitje pa patentë shofer, katër sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

“Janë vendosur 15 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.