MPB njofton se më datë 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

