13-vjeçari bëhet hero, ndalon autobusin me 66 nxënës pasi shoferi humbi vetëdijen (VIDEO)
66 nxënës të shkollës së Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpëtuan të gjithë pa lëndime falë një 13-vjeçari, i cili ndali autobusin e shkollës, pasi shoferi humbi vetëdijen, thanë zyrtarët.
Dillon Reeves i shkollës së mesme Carter në Warren, pasi pa se shoferi nuk ishte mirë, u hodh përpara nga vendi i tij duke e kapur timonin dhe duke arritur ta ndalte autobusin plotësisht.
Qyteti po e përshëndet nxënësin si një hero, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi shumë krenarë për ju për veprimet tuaja heroike!”, shkroi Këshilltari i Warren, Jonathan Lafferty.
Nxënësit po ktheheshin në shtëpi nga shkolla e mesme Carter të mërkurën kur shoferi i autobusit “ishte i trullosur dhe humbi vetëdijen”, sipas mbikëqyrësit të shkollës Robert Livernois.
Videoja e incidentit, e publikuar të enjten, tregon drejtuesin e autobusit që dërgon mesazhe në radio se ai nuk ndihet mirë dhe mund të duhet të tërhiqet. Menjëherë pas kësaj, shoferi humbet kontrollin e timonit, dhe studentët dëgjohen duke bërtitur ndërsa autobusi fillon të devijojë nga korsia e tij.
Nuk dihet ende se çka ndodhi me drejtuesin e autobusit. Ai nuk ka pasë ndonjë incident tjetër më parë gjatë vozitjes.