Raporton bashkëpunëtori i portalit Lideri.mk nga Nju Jorku, Ylber Pilku
Kam vendosur që pas 50 vitesh shërbim, është koha që një brez i ri të çojë vendin tim përpara, tha Biden.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e fundit para përfundimit të mandatit të tij në krye të fuqisë më të madhe në botë, presidenti amerikan Joe Biden foli për sfidat e kaluara dhe aktuale globale.
Siç raporton bashkëpunëtori i portalit Lideri.mk nga Nju Jorku, Ylber Pilku, Biden foli për Gazën, Libanin, demokracinë dhe shumë tema të tjera dhe çfarë i konsideron të arriturat e tij dhe në një pjesë përmendi edhe ngjarjet e viteve 1990 në territorin e ish-Jugosllavisë.
Ai tha se në vitet 90-ta të shekullit të kaluar ka punuar në përgjegjësinë e Millosheviqit për krimet e luftës, duke dërguar një mesazh që si duket i adresohet presidentit rus Vladimir Putin.
“Dhe ai dha përgjegjësi për ta,” rikujtoi Biden, raporton bashkëpunëtori i portalit Lideri.mk nga Nju Jorku, Ylber Pilku.
Më herët, duke folur për heqjen dorë nga kandidatura për një mandat të ri, ai tha se “disa gjëra janë më të rëndësishme se qëndrimi në pushtet”.
“Ishte nder të isha president. Aq sa e dua (këtë) punë, aq më shumë e dua vendin tim. Vendosa që pas 50 vitesh shërbim publik, ka ardhur koha që një brez i ri të udhëheqë vendin tim përpara”, tha ai./Lideri