128 gjoba për shoferët në Shkup, 33 për tejkalim të shpejtësisë
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (28.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 128 gjoba, nga të cilat 33 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për vozitje pa patentë shofer, dy sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 8 gjoba për kundërvajtje që janë bërë nga drejtuesit e motoçikletave.
“Katër sanksione janë shqiptuar për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, katër sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, një masë për mospërdorim të rripit të sigurisë”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.