MPB njoftoi se më 04/05.07.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.S. (37), J.E. (29), V.N. (23) dhe A.P.Ç. (41), të gjithë nga Shkupi, si dhe E.B. (40) nga fshati Koliçan i Poshtëm, rajoni i Shkupit, pasi gjatë kontrollit tek ata u gjetën dhe u sekuestruan lëndë pluhurore e bardhë si dhe një lëndë e ngurtë, si dhe marihuanë.
Më 04.07.2026, në orën 19:45, në Dojran i Vjetër, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli privuan nga liria S.N. (43) nga Struga, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjet marihuanë.
Më 04.07.2026 , në orën 20:30, në Dojran i Vjetër, nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria S.J. (30) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Golf” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte S.J., u gjet marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit personal tek ai u gjet edhe një lëndë e ngurtë.
Më 05.07.2026, në orën 00:30, në Dojran i Vjetër, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli privuan nga liria V.M. (29) nga fshati Rabrovë, komuna e Vallandovës. Gjatë kontrollit të tij u gjet një lëndë e ngurtë e bardhë.
Më 04.07.2026, në orën 22:20, në rrugën “Trajçe Magllovski” në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir i privuan nga liria G.Sh. (33) dhe N.Sh. (30), të dy nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek G.Sh. u gjet marihuanë.
Më 04.07.2026, në orën 20:45, në fshatin Dupen i Poshtëm rajoni i Resnjës, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e privuan nga liria A.J. (39) nga fshati Dupen I Poshtëm dhe V.T. (25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Renault” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte A.J., ndërsa V.T. ishte pasagjer, u gjet marihuanë.
Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse

