May 18, 2024
Kosovë

Shqiptarët ndërtuan një xhami në Afrikë, do ta mbajë emrin e hafiz Idrisit nga Gjilani

Eh, dashamirësia për hir të Allahut, nuk di kufi, madje edhe në mënyrat se si shprehet ajo.

Në Ramazanin që kaloi, qenka lëshuar në funksionim edhe një xhami në Afrikë, në Bregun e Fildishtë. E pse të dimë ne për këtë xhami në një vend dhe kontinent larg nesh?

Disa burra të rinj e bamirës, para më shumë se një viti paskan vendosur që ta nderojnë babain tonë, hfz. Idrisin, me ndërtimin e një xhamie në emër të tij dhe si sadaka rrjedhëse për shpirt të tij. Dëshira paska qenë që sa ai është gjallë ta kuptojë këtë vepër që është bërë për të, por Allahu kishte vendosur që ai këtë lajm të mos e pres në dynja.

Shumë madhështore kjo vepër dhe ky nderim, që nuk di njeriu se si të shpjegohet.
Katër apo pesë investuesit (kosovarë) nuk i njoh, përveç njërit prej tyre (në bazë të tij dhe veprës së tyre po i vlerësoj) , i cili më është lutur të mos ia përmendi emrin.

Nuk di se çfarë të them tjetër për ta, pos që Allahu t’i begatojë me të mirat e Tij dhe lashin pas vete dije të dobishme, lëmosha rrjedhëse, apo fëmijë të mirë që luten për ta edhe pas vdekjes së tyre, që të gjejnë edhe ata vepra të reja edhe pas vdekjes së tyre.
Kurse xhaminë “Hafuz Idriz Dërmaku” e bëftë Allahu të begattë që aty të adhurohet mirëfilli Allahu dhe të edukohen gjenerata të shumta të besimtarëve, nga të cilët do të kenë dobi të gjithë ata që i rrethojnë ato vende!

Muhamed Dermaku, djali i hafizit Idris Dermaku