Kosovë

Kërkohet një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së djeshme në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Gjilan për të pandehurin B.Z., pasi dyshohet se e ka vrarë me thikë një person dje në një kafene në këtë qytet.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se B.Z. dyshohet për veprën penale “Vrasja e rëndë”, transmeton Klankosova.tv.

“Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë. I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim.