April 29, 2024
Maqedoni

10 vite pa Abdurahman Alitin, Ahmeti: Çdo përvjetor kujtoj kontributin e tij

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka përkujtuar Abdurahman Alitin në 10 vjetorin e vdekjes së tij.

“Çdo përvjetor kujtoj me mall kontributin e tij të palodhur në shërbim të përparimit të vendit, mendimin e urtë dhe largpamës që e karakterizonte rreth çështjeve jetike për ardhmërinë e shëndoshë të vendit, ka shkruar kryetari Ahmeti. U bënë sot plot 10 vite pa mikun tim, ish kreun e Partisë për Prosperitet Demokratik, Abdurrahman Alitin. Çdo përvjetor kujtoj me mall kontributin e tij të palodhur në shërbim të përparimit të vendit, mendimin e urtë dhe largpamës që e karakterizonte rreth çështjeve jetike për ardhmërinë e shëndoshë të vendit. Do t’i ruaj me mall vitet e bashkëpunimit me të në të gjitha fushat e veprimit nga viti 2001 e këndej! Qoftë i paharrueshëm kujtimi për veprimtarinë e tij politike!”, ka shkruar Ahmeti.