Dhjetë vjet më parë në këtë ditë, fshatrat e Shkupit Stajkovca, Smillkovca, Hasanbegu (Çento) dhe Haraçina u goditën nga përmbytje katastrofike në të cilat humbën jetën 22 persona. Viktimja më e re ishte një foshnjë 16-muajshe, ndërsa shumë të tjerë u u lënduan dhe një numër i madh shtëpish u shkatërruan.
Stuhia nisi në orët e pasdites, kur Rajoni i Shkupit u godit nga reshje të dendura shiu dhe erë e fortë. Gjatë natës u evakuuan rreth një mijë qytetarë.
Më 6 gusht 2016, në Shkup brenda 24 orëve ranë 92,9 litra shi për metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para të stuhisë u regjistruan mbi 800 rrufe.

