May 5, 2024
Maqedoni

10 viktima dhe 593 raste të reja me virus

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.391 testime të realizuara, 593 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 415 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq, 10 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.