Rajon - Botë

Zyra qeveritare për media: Izraeli qëllimisht shënjestron furrat e bukës në Gaza për të shkaktuar më shumë viktima

Zyra qeveritare për media në Gaza ka akuzuar Izraelin se qëllimisht shënjestron furrat e bukës për të shkaktuar më shumë viktima, transmeton Anadolu.

“Izraeli shënjestroi drejtpërdrejtë pesë furra buke ose goditi aty pranë në zona të ndryshme në Gaza, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur”, tha zyra për media.

Ajo akuzoi Izraelin se kërkon “të shkaktojë numër më të madh të viktimave dhe të përkeqësojë situatën humanitare në Gaza”.

“Këto krime tregojnë se nuk ka vija të kuqe për pushtimin izraelit”, theksohet më tej.

Izraeli ka nisur sulme ajrore pa ndërprerë në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.

Të paktën 3.785 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërkohë në palën izraelite janë vrarë mbi 1.400.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërkohë uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet epike njerëzore”.