ZYRA AHMETAJ, poete nga Tropoja: Vizita ime në Tetovë
Shkruan: Zyra Ahmetaj
E mrekulluar, orë poetike, portreti poetik imi në Tetovën bujare,që moti e kisha ëndërruar ta vizitojë,me zemrën e mbushur plot dashuri vëllezërore, mirënjohje pa kufi, dhe nderim maksimal për organizimin dhe ftesës së kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve “OENEUM” Tetovë, profesor, poet,Konsull, diplomat i lartë i MPJ në Ambasaden e Maqedonise Veriut në Bern, Paris, Brukse dhe Ankara z. Daim Ilazi, sekretares së kësaj shoqate, shkrimtares Behare Neziri dhe anëtarëve të tjerë kontributor me përkushtim, dashuri dhe bujari, të promovimit të gjithë krijimtarisë sime poetike, në ambjentet e Qendrës Ballkanike për Kulturë “LOJA”, Tetovë me drejtor Bujar Luma, Ju përshëndes miqësia ime, duke ndarë disa momente të fiksuara në foto nga kjo veprimtari mbreslënëse që dhe ju të ndjeni sadopak emocionet e bukura të asaj dite të paharruar.Do ta mba mend tërë jetën mikpritjen bujare, vizitën nëpër qytetin e Tetovë, Arabati Baba Teqe, Xhaminë e larme,qendrën e qytetit,panoramen e bukur te qytetit ne fshatin Gajre ku na dergoi Kryetari i SH.SH Oeneum,z. Daim ILAZI, bëmë shumë foto kujtimi,janë momente të paharuara,edhe pse isha në karocë, e pashë gati tërë Tetovën qe 60 vite e kisha ëndërruar.
Faleminderit shoqëruesve të mi:
-vëllait tim të dashur Nuredin Ahmetaj që shpesh më shoqëron në promovime librash, duke u ndjerë dhe vet i nderuar,
-motrës sime të bukur(kunatës sime) Shpresa Ahmetaj që më gëzoi qënë fillim të ditës, me vendimin për t’më shoqëruar, me shumë dashuri dhe ndjenjë admirimi ndaj mikpritësve tanë,
-Alisa Berisha- Zëri magjik i Tropojës që na mrekulloi gjithë sa ishim në atë promovim, atë ditë si gjithmonë që më bën krenare me ardhjen e saj në gjihë eventet e mia.
-Profesorëve dhe artdashësve të nderuar, bashkfisarëve të mi Bytyças, ish drejtor në shkollën “Bajram Curri” Nishor, Bajram Bytyqi dhe Nuhi Bytyqi, nga Prizreni, Kosovë.
-Gani Kryeziu, fotograf dhe kameraman profesionist, vullnetbukur bujar dhe i papërtuar nga Kamenica Kosovë.
Falenderim maksimal mikpritësit në ambjentet e Qëndrës Ballkanike për kulturë “LOJA”, Tetovë, z. Bujar Luma!
-moderatores së shkelqyer poetes së re dhe të bukur Elisa Iljazi për moderimin me përkushtim dhe profesionalizëm të promovimit,
-recensuesve të librave të mia që më kan falur qysh më heret kohë, duke lexuar dhe pregatitur me shumë nderim dhe vlerësim për krijimtarinë time, profesorët dhe shkrimtarët e talentuar Ejup Ajdini ( një historian i apasionuar dhe studjues i palodhur i artit të të shkruarit), si dhe fjalbukurit Rami Kamberi, për recensat e shkelqyera që patën realizuar.
-Zeqir Memetit, profesorit të nderuar, ish drejtor i një shkolle, por një artist me shpirtkrijues dhe duar të arta që nuk e ndjen kohën e pensionimit, duke realizuar vepra të shkelqyera arti me duart e tij të arta, për dhuratën e bukur, të çmuar dhe që do t’më mbaj në kujtime të kësaj dite sa herë ta shoh të varur në murë; Shqiponjën e realizuar me gjilpëra, në një copë të kuqe-flamurë, duke e personifikuar me simbolet e emrit tim.
-piktorit dhe kameramanit profesionist Binak Osmanaj që bashkë me djalin e tij Blertinin, realizuan stenden me kopertinat e gjithë librave të mia të botuara.
-mësueset e devotshme të dy shkollave fillore dhe të një shkolle 9 vjeçare për pregatitjen e nxënësve të tyre me poezi nga libri im “ALFABETI YNË” dhe nga librat e tjera, duke më ëmbëltuar aktivitetin me emocionet e bukura, të shpirtdlirëve të vegjël, në interpretimin e vargjeve të mia,
-Familjen Arsllani, Artanin, Fitneten dhe djalin e tyre, instrumentistin e talentuar, Flakan Arsllani, për gjithë kontributin e tyre në këtë aktivitet!
-instrumentistët e talentuar, nxënësit e shkelqyer. Blin Pajaziti dhe Donjeta Rexha që na mbushën ambjentin me tinguj impresionues muzike, duke ju uruarsuksese të mëtejshme me talentin e tyre!
-Të gjithë pjesmarrësit, shkrimtar, artdashës, muzikant dhe mësues të tjerë që na falën gjithë ditën, duke na shoqëruar me dashuri dhe përkushtim!
-Bujar Lumën e falenderoj edhe për kokteilin e pasur dhe të shijshëm që na serviri për gjithë sa ishim në atë aktivitet!
Falenderoj nga zemra që nuk u larguat asnpak kur mbaroi aktiviteti dhe kokteili, por na shoqëruat, duke ndarë një kohë fantastike me këngë, duke shoqëruar Alisën tonë dhe muhabet miqësor në ambjentet e promovimit, por duke na thënë që gjithë atë ditë e kishit për ne, na shoqëruat në vizitat mbresëlënëse te Xhamia e Larme, Xhami dhe teqe të tjera të ndërtuara që në shekullin e 15-të, të ruajtura dhe të restauruara aq bukur, duke ruajtur pamjen origjinale që në ndërtim të tyre. Këto vepra janë të mbrojtura në UNESCO si vlera të rralla në krejt Ballkanin!
Pas këtyre vizitave na shoqëruat gjer në lartësi të kodrës që të shihnim komplet Tetovën e gjerë, të bukur dhe të madhe shtrirë në atë pllajë të mrekullueshme. U përballëm edhe me pamjen e Kalasë së Tetovës në atë majmali të lartë.
Kudo dhe në çdo moment, realizuam foto dhe klipe të mrekullueshme që do ti kemi në kujtim gjithë emocionet e bukura të kësaj ditë magjike.
Një falenderim edhe gazetares së re kuksiane së bukur, Dejtona Iseberi për prgatitjen dhe dërgesën në sms tim të recensës për librin tim “ZËRI I ATDHEUT”, me dëshirën të vijnë bashkë me artistin tonë tropojan, djalin e shkelqyer, Sabah Halilaj që mua më shoqëron në të gjitha aktivitetet që marr pjesë, por që nga një event familjar, nuk e patën të mundur të vijnë me ne!
Falenderoj nga zemra kryetarin e Sh,Sh. Tetovë Daim Ilazi për nderimin që më bëri me mirënjohjen e dhuruar në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “OENEUM” Tetovë, me tekst: -PËR KONTRIBUTIN E DHËNË NË LETERSINË SHQIPE.
-E falenderoj dhe mikun tonë Qemal Rushiti për librin e dhuruar dhe statusin e hedhur në fb!
Unë dërgova mbi 250 copë libra të miat nga secili botim, Në veçanti ua dërgova 90 libra nga “ALFABETI YNË” që ti marrin nxënësit aty, por edhe të mi shpërndajnë në shumë shkolla që nga Shkupi dhe në qytete e fshatra të tjera në trojet tona, në Maqedoninë e Veriut. I bëra dhuratë të veçantë me librat e mia Bibliotekës së Manastirit me inisiatore për ngritjen e saj, gazetaren e re Emira Selimi.
I falenderoj edhe diskutantët e tjerë si dhe vëllain tim Nuredinin që ju solli përshëndetjet nga Tropoja e Tahir Sinanit dhe e trimërisë në të gjitha kohërat, përshëndetje nga Shkelzeni madhështor për vëllezërinë tonë në Tetovë. U shprehi mirënjohjen për mikpritjen dhe aktivitetin e organizuar dhe që e realizuam aq mrekullueshëm.
Falenderoj nga zemra dhe miken time të çmuar Behare Behare Neziri për tufën e luleve të freskëta, dhuratë në emër të SH.SH.”OENEUM”, të krejt pjesmarrësve te nderuar në promovim si dhe ne emer të komunitetit te Tezovës sonë të bukur!
Falenderoj nga zemra gazetaren e Radio Shkupit znj. Laura Laci për intervisten që më mori para se të shkoja në aktivitet, për një komunikim me dëgjuesit e radjos së tyre!
Falenderoj dhe gazetarin e nderuar të Televizionit të Tetovës për intervisten në fund të takimit.
Ndërsa miqtë e mi Ejup Ajdini dhe Rami Kamberi i falenderoj për intervistat me fjalë superlative për krijimtarinë time por edhe për këtë orë poetike të veçantë dhe kaq impresionuese!
Falenderoj nga zemra gjithë miket dhe miqtë e mi të rinj nga Tetova por edhe shoqëruesit e mi për statuset e bukura, shoqëruar me foto dhe pamje fantastike nga vizita jonë në objektet-resuse të lashtësisë, në Tetovë, Gani Kryeziu, Behare Neziri, Bajram Bytyqi, Alisa Berisha, Elisa Iljazi, Rami Kamberi, Zeqir Memeti, Sadije Aliti, Qemal Rushiti etj që më surprizuan këndshëm që atë ditë por edhe dje dhe sot!
Të gjitha këto statuse do ti hedh në ditët në vazhdim.
Unë në fjalën time i përshëndeta të gjithë me dashuri gjer në mallëngjim, vëllezërinë time në Tetovë, i falenderova nga zemra për ftesën e tyre dhe organizimin e shkelqyer të këtij promovimi! U thash që nuk po vi veç tani për herë të parë pranë jush, pasi kam jetuar me ju gjithë jetën time, kam marrë pjesë me zemër në demonstratat tuaja, kur kerkonit t’ju lejonin të ngrenit Universitetin në gjuhën tonë të shenjtë, kam bashkluftuar me ju me armë në dorë me UÇK-në, për çlirimin nga pushtuesit dhe bashkimin e trojeve tona, kam ndjekur mësimet në tre Universitetet e ngritura tashmë, në Tetovë, kam marshuar me djemtë si lisa dhe vajzat si lule të Malit të Sharrit me plisa në kokë, në Marshimin e Isa Boletinit, Kam kontribuar në festivale folklorike tuajat, në ruajtjen e traditës së shkelqyer shqiptare, Tetovare dhe tani po ua lë shpirtin tim të derdhur në vargje poetike, që edhe në mos u kthefsha një ditë, edhe në kalofsha në një jetë tjetër, shpirti im do të frymojë bukur me zërat e fëmijëve dhe dritën e leximit nga brezat tuaj me radhë.
Ndërsa sot, thash që protestoj bashkë me ju për të dënuarit e pafaj, të tradhëtuar, të luftëtarëve të UÇK në Tetovë!
Kjo ditë do të jetë dita më e bukur e këtij viti, Mbresat e shkelqyera do i ruaj në zemrën time për gjithë jetën. Shtrëngimet e duarve dhe përqafimet me ju vëllezëri, më kan shtuar impulset e zemrës sime, duke më zgjatur jetën.
Këtu erdha si një shqiponjë mes shqiponjash krenare dhe më shtohet fluturimi i fuqishëm mbi Trojet tona Arbërore.
JU FALEMINDERIT DHe MIRUPASHIM NË TROPOJËN TONË, KUR JU TË NA VIZITONI!
JU FALEMINDERIT VËLLEZËRI TETOVARE!!