Zviceranja që e dha pasurinë për UÇK-në varroset në Kosovë me rite fetare islame
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.
Zviceranja që dha pasurinë për UÇK-në varroset në Kosovë me rite fetare islame
Me rite fetare islame, zviceranja Elizabetë Poniku të mërkurën u varros në Lubiçevë (Malesi e Vërrinit) të Prizrenit.
Elizabeta, e bija e një legjionari e ushtaraku, në vitet e ’90-ta u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.
Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme (si nga ana e organizimit luftarak, poashtu edhe nga ana e armatimit) e ndihmoi i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Elizabeta la amanet që pas vdekjes të varroset në Kosovë.
Lusim Zotin që të ndjerën ta falë e ta mëshiroj!
“Kush nuk i falënderon njerëzit, ai nuk e ka falënderuar Zotin.”(Hadith) (BIK)