May 3, 2024
Rajon - Botë

Zvicër: Kapen 116 kilogramë marihuanë, arrestohen katër kosovarë

Policia zvicerane në një aksion të realizuar së bashku me Administratën Federale të Doganave kanë arritur të kapin në qytetin e Aargaut një sasi prej 116 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Në këtë aksion janë arrestuar katër kosovarë.

Vlera e drogës llogaritet të jetë 1 milion frang apo 915 mijë e 687 e 63 euro.

Siç raporton Blick.ch droga ishte fshehur në rimorkion e kamionit.

Njëri nga ta është pronar i një agjencionit turistik në Aaargau, ndërsa tjetri është vëllau i tij.

Dy të tjerët janë shoferët që kanë vozitur kamionin.

Të arrestuarit janë burra mes moshës 26 dhe 45 vjeç dhe të gjithë janë në paraburgim.