May 16, 2024
Maqedoni

Zv/ministri Abedini prezantoi modelin e shumëpritur nga bujqit për subvencione

Zëvendës ministri i bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini ka prezantuar modelin e ri të subvencionimit në bujqësi.

Abedini thekson se modeli i ri është në pajtim me premtimet që ua ka dhënë bujqve subjekti politik nga i cili vjen.

“Kam kënaqësi që po e prezantojmë modelin e ri të subvencionimit. Është ky një përkushtim i yni, i dalë edhe nga Kongresi i Parë i Alternativës – se subvencionimi do të jetë në bazë të rendimentit. Kështu te programi i ri pjesa më e madhe e subvencionimit do bëhet në bazë të rendimentit dhe kjo ka ardhur me iniciativën tonë.
I uroj të gjithë bujqit që do të përfitojnë nga kjo mundësi”, njoftoi Abedini, duke prezantuar modelin e shumëpritur nga ana e bujqëve.