Maqedoni

Zv/ministri Abedini në teren: Dyert e ministrisë janë të hapura për bujqit e Likovës

Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Abdylshyqyr Abedini, sot ka takuar disa bujq nga fshatrat e Komunës së Likovës për t’u njoftuar nga afër me hallet e tyre duke shkëmbyer mendime dhe ide për një mbështetje më të madhe institucionale.

Zv. Ministri Abedini, pasi ka dëgjuar bujqit me hallet që ballafaqohen, ai i ka ftuar ata në zyrën e tij në ministri për t’i dalur në ndihmë atyre.
Në fund të vizitës së tij me takimet që ka realizuar me bujqit e kësaj ane, ai u shpresh:

“Në këtë vizitë në fshatrat e Likovës, bashkëbiseduam për problemet që hasin bujqit gjatë punës së tyre.
Mungesa e tokës bujqësore për bujqit e vërtetë,
vonesat e subvencioneve,
sistemi për
ujitje të tokës është jo-funksionale.
Ka mungesë të informacioneve rreth masave që duhet t’i shftrytëzojnë bujqit, gjithashtu edhe nevoja për njësi rajonale në Komunën e Likovës.
Dyert e ministrisë janë të hapura për të gjithë bujqit si për informim poashtu dhe për ndihmë dhe për probleme të ndryshme nga ana e ministrisë.” ka thënë zv Ministri Abdylshyqyr Abedini.

Zv Ministrin Abedini, e pritën dhe e shoqëruan, kryetari i degës së Alternativës në Likovë, njëherit edhe këshilltar komunal, Iljasa Abazi si këshilltarja Qendresa Zendeli, poashtu nga radhët e Alternativës si dhe anëtarë të kryesisë nga kjo degë, Suad Daipi dhe Mevludin Avdiu si dhe aktivistë të tjerë.