May 19, 2024
Maqedoni

Zv/drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Amir Bilalli: Po e realizojmë premtimin, vauçerët tani do të shkojnë në mënyrë direkte në llogaritë e subjekteve sportive

Zv/drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, nga radhët e partisë Alternativa, Amir Bilalli, ka njoftuar se është realizuar një premtim i madh për të gjithë subjektet sportive. Bilalli ka deklaruar se tani më mjetet që ndahen nga sistemi i vaucerit sportiv, do të shkojnë në mënyrë direkte në llogaritë e subjekteve sportive.
“Duke marrë parasysh që vazhdimisht në takimet që kemi pasur me njerëz të sportit, me fedaratat sportive, klubet sportive dhe sportistët që kanë qenë pjesë e sistemit vauçer, na është potencuar fakti se do ishte ndihmesë e madhe që mjetet të shpërndahen në mënyrë direkte në llogaritë e subjekteve sprotive që e shfrytëzojnë këtë mjet ndihmues.
Duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe sportit sot kemi nderin t’ju informojmë se kërkesa juaj Plotësohet”, ka thënë Bilalli.
Bilalli ka shtuar se ky premtim është bërë më 9 shkurt dhe se tani po realizohet.