Zoran Zaev: Herët të flitet për koalicione, për këtë temë vendosim në shtator
Akoma është herët të dihet nëse në zgjedhjet e lokale do të ketë koalicion me ndonjë parti politike shqiptare. Kështu tha kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve e duke nënvizuar se definimi i koalicioneve të mundshme, kandidatëve për këshilltarë dhe kryetarë komunash bëhet një muaj përpara zgjedhjeve.
” Është herët vërtetë për këtë, ne kemi Kongres më 16 Maj, kongres shumë I rëndësishëm për ne…Për zgjedhjet do të fillojmë me hulumtime, anketa, para se gjithash mes qytetarëve, me qëllim që qytetarët të na mësojmë se cila do të ishte oferta më e mirë për LSDM-në. Ndërsa pjesëmarrjen për zgjedhje do ta definojmë dikund nga shtatori pasi zakonisht, një muaj para zgjedhjeve definohen koalicionet, zgjidhen kandidatët edhe për këshilltarë edhe për kryetarë komunash, pasiqë zgjedhjet janë në gjysmën e dytë të muajit tetorë, ndërsa muaji shtator është muaji i regjistrimit të popullsisë.. akoma është herët, kur do të sillen vendimet, do të në frymën e një shoqërie për të gjithë…”
Kryeministri Zoran Zaev pret zhbllokim të 27 ligjeve që kanë ngecur në Kuvend, marrëveshjen me opozitën shqiptare e cilësoi si një hap të rëndësishëm përpara, por tha se në propozim vendimin për ligjin e shtetësisë, LSDM ka hasuar disa ndryshime nga ajo që janë marrë vesh. Zaev theksoi se megjithatë ka hapësira deri në draft versionin final dhe beson që do të arrihet marrëveshje.
“Pres për të gjitha ato 27 ligje që për fat të keq janë bllokuar në Kuvend, të bëhen hapa përpara. Me ASH-AAA bëmë vertetë një hap të rëndësishëm përpara, ne e morrëm propozim vendimin, nuk është pikërisht ashtu siç biseduam, me siguri përfundimi I partnerëve në atë bisedë, ASH-AAA është se për draft versionin final duhet të ulen së paku Ministri I Punëve të Brendshme dhe zëvendësi dhe unë si Kryetar I Qeverisë, që ta lëshojmë në procedurë parlamentare, pasi shohim se ka disa opcione brenda për të cilat duhet bashkërisht të vendosim. Besoj se këtu do të arrijmë marrëveshje pasiqë gojarisht edhe e kemi arritur marrëveshjen.”
Zaev u bëri thirrje të gjithë krerëve të komisioneve të udhëhequra nga opozita që të lënë procedurat të rrjedhin, të sigurohet funksionalitet I sistemit, pasi siç tha ai, bllokimi nuk ka as sqarim e as arsyetim. /KlanMacedonia