Kulturë

“Zogjtë”, projekt ekologjik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit

Në zhvillimin e ndërgjegjësimit dhe kulturës mjedisore tek fëmijët, gjëja më e rëndësishme është të zhvillohet dashuria e tyre për natyrën. Të jesh I ndërgjegjshëm ndaj mjedisit do të thotë t'i edukosh dhe përgatitësh në kohë fëmijët për përfshirjen e tyre aktive në proceset e mbrojtjes së mjedisit. Zogjtë, si të gjitha krijesat e gjalla, janë një pjesë integrale e natyrës, ku ata luajnë rolin e tyre. Është shqetësues fakti se numri i shpendëve po zvogëlohet çdo vit dhe kjo mund të shkaktojë dëme serioze ekologjike. Aktiviteti njerëzor ka një ndikim të fortë në të, me gjuetinë masive, shpyllëzimin, hedhjen e mbetjeve toksike në natyrë. Duhet të kemi parasysh faktin se më të vegjlit, që janë miqtë më besnikë të zogjve, duhet të rriten në frymën e kujdesit dhe dashurisë së vazhdueshme për zogjtë. Galeria Nacionale krijon vazhdimisht përmbajtje edukative në të cilat, përmes lojës dhe argëtimit, ata mund të mësojnë për njëri-tjetrin, por edhe për botën që I rrethon.

Projektin “Zogjtë” e nisëm në ditën e parë të pranverës me një vizitë në kopshtin zoologjik, ku u njohëm me llojet e ndryshme të shpendëve, specifikat e tyre, vendet nga vijnë dhe gjithçka që i karakterizon. Të frymëzuar nga habitatet e tyre, ne donim të bënim shtëpi në të cilat numri i madh i harabelave dhe bilbilave mund të strehoheshin dhe të ndjeheshin të mbrojtur. Falë studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike – Shkup, dega për Dizajn Industrial, të cilët i bënë shtëpitë, fëmijët patën përvojën e jashtëzakonshme – të montimit të shtëpive nga pjesët e ndryshme dhe dekorimin e tyre me materiale ekologjike. U përdorën materiale nga natyra, si fara, lule, lëvore pemësh, tallash. Projekti është gjithëpërfshirës dhe nxënësit me aftësi të kufizuara nga shkolla “Sv. Naum Ohridski”, nxënësit e shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, si dhe nga SHMF Nevena Georgieva-Dunja”, të gjithë së bashku, të bashkuar si një tufë zogjsh, shijuan punën dhe krijimin e këtyre shtëpive, të cilat përfundimisht do të vendosen në vende ku miqtë e tyre – zogjtë, do të shijojnë habitatet e tyre të reja. Me projektin “Zogjtë”, Galeria Nacionale shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Autizmit. Fëmijët janë njësoj si zogjtë. Me dashurinë që përhapin, ata mund të fluturojnë në zemrën e gjithsecilit!