April 25, 2024
Maqedoni

Aksident i rëndë me dy viktima në Shkup

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, njofton portali Kurir.

Nga MPB kanë konfirmuar se aksidenti u raportua tek ta rreth orës 16:40, transmeton Lideri.mk.

– Automjeti i llojit “Suzuki Swift” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.A.(70) nga Shkupi ka dalë nga rruga. Shoferi dhe pasagjeri S.O.(65) nga Shkupi kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen. Ndërkaq, një tjetër pasagjer P.C. (71) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda, i diagnostikuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, njoftoi MPB.