July 3, 2024
Maqedoni

Zjarri në Falishtë të Tetovës ende është aktiv

Zjarri në fshatin Falishtë të Tetovës është ende aktiv, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

“Edhe pse me volum të reduktuar ndjeshëm, ka ende flakë dhe tym. Zjarrfikësit e Tetovës e kanë shuar zjarrin në vazhdimësi gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë ta shuajnë atë”, njofton drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
Sipas njoftimeve, zjarri pritet të shuhet plotësisht në orët në vijim.