Zjarri kërcënon shtëpitë e para në një lagje të Shkupit
Zjarri në komunën e Ilindenit kërcënon shtëpitë e para. Helikopterët dhe avionët nuk fluturojnë natën, kështu që tani do të shuhet vetëm nga toka. Prioritet do të kenë pronat e para në fshatin Ajvatovc.
“Zjarri mbi Ajvatovc është jashtë kontrollit. Është zënë një sipërfaqe e madhe, të paktën 30 hektarë. Kryesisht pyll me gjelbërim. Nga era ekziston rreziku që zjarri të përhapet në drejtim të fshatit Ajvatovc dhe tani forcat e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit do të fokusohen në ndalimin e zjarrit në drejtim të fshatit. E ashtuquajtura kodra është djegur. Herët në mëngjes, menjëherë pas agimit, do të nisin aksionin dy helikopterët e policisë dhe pak më vonë edhe dy traktorë ajrore të SSO. Jemi në vend dhe do të mundohemi të bëjmë diçka tjetër për lokalizimin e zjarrit gjatë natës”, thotë drejtori i QMK-së, Angelov.
Ndëkohë që sonte Ohri është goditur nga një stuhi e fortë.
Stuhia u pasua nga bubullima dhe vetëtima.
Në pak minuta rrugët u mbushën me ujë.
Deri më tani nuk ka informacione se ka objekte të përmbytura.
Qytetarët kanë thënë se thuajse qielli dhe toka u bashkuan.