Zjarr në depon e një kompanie shtetërore në Shkup
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depon e vagonëve të vjetër në objektin e Transportit Hekurudhor të Maqedonisë në Kisella Vodë.
Siç mësojmë zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme, ndërsa zjarrfikësit po punojnë ende për të shuar flakët.
Nga ndërtesa ngrihet tym i zi, transmeton portali Lideri.mk. Ekipet aktualisht po përpiqen të nxjerrin në ambient të hapu vagonët e djegur.
Një banor që jeton pranë depos thotë se zjarri është ndezur sërish mëngjesin e sotëm.
Të pranishëm janë edhe inspektorët e MPB-së, do të kontrollohen kamerat e vëzhgimit për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur, transmeton Lideri.mk.
Dëmet do të konstatohen më tej, për momentin nuk ka të dhëna për të lënduar.
“Nga ora 01:20 në rrugën “Treta Makedonska Brigada” (Komuna e Aerodromit) me 20 zjarrfikës dhe 8 automjete është intervenuar për shuarjen e zjarrit tek vagonët e vjetër dhe me defekt të hekurudhave të RSM Transport SHA – Shkup”, njofton Shërbimi Zjarrfikës./Lideri