May 15, 2024
Maqedoni

Ziadin Sela ngushëllon familjen e Mulla Mahmudit: Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë!

Njërëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë sepse pas vetes lënë një lumë veprash. I tillë ishte edhe Mulla Mahmud ef Asllani nga Tetova, i njohur si mësues i Kurani’t dhe pedagog i shumë gjeneratave. Urtësia e tij bashkë me mençurinë dhe dijen ishin dhe do të ngelin karaktersitikat e tij për tetovarët dhe shumë besimtarë të tjerë të fesë islame, që do ta mbajnë në kujtesën e tyre.

Duke ndarë ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e Mulla Mahmud ef Asllanit, kujtojmë edhe një nga thëniet e tij të bukura:

“Pa kaluar nëpër vështirësi, nuk zbret mëshira!”