Zhduket vajza e re nga Kumanova, ekipet policore në kërkim të saj
Një vajzë e re nga Kumanova (14), Kanita Ramani është zhdukur në ora 14:15 dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë.
Familjarët kanë bërë thirrje që nëse e shohin dikur ta lajmërojnë familjen në telefonin 075 214 510.
Agjencia e lajmeve INA mëson se të martën deri në mesnatë rreth 20 policë janë vënë në kerkim të saj, por pa ndonjë rezultat.
Deri më tani nuk dihen motivet dhe shkaqet e zhdukjes së vajzës.
Ekipet policore janë duke kërkuar dhe sot me të njëjtin intensitet. (INA)