Rajon - Botë

Zhduken tre fëmijë në Kroaci, të gjithë kanë nga 15 vjeç

Sipas informacioneve të policisë të publikuara në faqen nestali.gov.hr, tre djem të lindur në vitin 2009 janë zhdukur në Kroaci ditët e fundit.

Më 7 janar, i pari që u zhduk ishte Ivan Shnajdar, i cili u largua nga adresa e tij në Zagreb. Në momentin e zhdukjes ai kishte veshur xhup dhe një bluzë të bardhë. Ivan ka flokë kafe, sy blu dhe është me trup mesatar. Ai është 162 centimetra i gjatë.

Një ditë më vonë, Lukas Kiralj Jeremic, i lindur në vitin 2009, u zhduk në Rijekë. Në të njëjtën ditë, të hënën, më 8 janar, në Zagreb u zhduk Patrik Gek, i lindur në vitin 2009.

Sipas faqes së internetit nestali.gov.hr, Patrik është 175 centimetra i gjatë, ttansmeton portali lideri.mk, ka flokë ngjyrë gështenje dhe sy kafe dhe është me trup mesatar. Ai ka lindur në vitin 2009. Në momentin e zhdukjes, ai kishte veshur pantallona të zeza, një xhup portokalli, një xhaketë të zezë dhe atlete.

Thuhet se Patrik ka jetuar në Mokoshicë, vendbanim në Zagreb dhe se është shpërngulur nga adresa e Zagrebit. Zhdukja është duke u hetuar nga Prokuroria Publike në Zagreb.

Nëse keni informacion për këta persona, ju lutemi informoni komisariatin më të afërt ose telefononi në numrin 192. Informacionin mund ta dërgoni edhe me e-mail.