Maqedoni

Zgjerimi i listës së zezë amerikane, Ramadani: BE-ja ta mbështes, kjo jep rezultate

Zgjerimi i listës së zezë së departamentit amerikan të shtetit me emra që ushtrojnë vepritmari politike dhe publike është alarm i keq për demokracinë e vendit, thotë analisti politik Ismet Ramadani për TVM2.

Për fat të keq, sipas tij, kjo listë tek ne po kalon lehtas dhe nuk po merr epilog hetimor nga organet kompetente. Lista mund të përfshijë në të ardhmen edhe persona të tjerë, shton Ramadani.

“Këto janë sinjale shumë të këqia sepse vijmë në përfundim se atë që po e shohin Shtetet e Bashkuara nuk po e shohim ne. Në këto lista të zeza dalëngadalë do hynë edhe ata të cilët i pengojnë proceset demokratike, integrimin euroatlantik, në fakt bëhen të rrezikshëm për siguirsë, sepse SHBA-ja kur sheh se po preket siguria në një shtet apo rajon ku ata kanë ndikimin e vet, atëherë veprojë”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.

Për t’u bërë lista e zezë më serioze duhet që të përqafohet edhe nga BE-ja si partner stategjk yni për luftim të korrupsionit. Nevojitet edhe një trup mbikqyrës brenda gjyqësorit, i përfaqësuar nga SHBA-ja dhe Unioni, vlerëson, Ramadani.

“Menjëherë duhet të angazhohet prokurorja e BE-së e cila ka një dëshmi se ka qenë efikase në Rumani, sepse të gjithë këtyre nëse u ndalohet hyrja në vendet e BE-së, atëherë ka efektin e vet…Mendoj se një proksi observim ose një nivel i protektoratit duhet të vendoset në gjyqësi. Nëse s’jemi të gatshëm të kemi një SPAK të gjyqësisë si në Shqipëri, atëherë të gjejmë një model që i përshtatet vendit,shtetit, mentalitetit”, theksoi Ramadani.

Së fundmi, në listën e zezë amerikane si të sanksionuar kanë përfunduar Stevço Jakimovski kryetar komune dhe kandidat për president dhe ish prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva.