Zgjehdjet 2024, Guximshëm për Maqedoninë tubim në Karposh
Kualicioni Guximshëm për Maqedoninë ka vazhduar fushatën me tubimin në komunën e Karposhit, me çrast votën për kandidatin për president dhe kanddiatët për deputet të kualicionit Guximshëm për Maqedoninë e kërkoi Ljupço Ristovski, kryetar i partisë Integra që është pjesë e këtij kualicioni.
“Sëbashku të gjith ne zërin e ndërgjgjes ta sjellim në skenën politike në Maqedoni, ta faktorizojmë në pushtet, të dalim masovikisht të mërkuren ta japim votën për kandidatin tonë për president ju të bëheni zëri ynë i ndërgjegjes.”, tha kryetari i Integra-s, Ljupço Ristovski.
Bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore të kualicionit Guximshëm për Maqedoninë Samka Ibraimovski, duke u fokusuar te çështja e përmbaruesve, theksoi se ka rreth 200 mijë qytetarë, pensionist dhe raste sociale të bllokuar në robërinë e borxheve. Ai premtoi se ky kualicion do ta zgjidh këtë problem.
“Me 16 mijë denarë pension duhet të paguajnë nga përmbaruesit bllokimet e ndryshme, prandaj ky kualicion këtë çështje do ta rregullojë si duhet, të respektohet ligji dhe qytetarët të zhbllokohen nga oligarkët nga thithësit e gjakut të popullit, e ata janë përmbaruesit.”, tha Samka Ibraimovski, bartës i listës në njësinë e pestë zgjedhore nga kualicioni Guximshëm për Maqedoninë.
Kandidati për president nga ky kualicion Stevço Jakimovski duke kritikuar edhe LSDM-në edhe VMRO-DPMNE-në tha se partnered e tyre strategjik e kanë vënë në listen e zezë amerikane, të cilën e quajti jo serioze.
“Rrezik për sigurinë nacionale. Mendimtarët e mëdhenj madje do të thonin shihni ai është institucion serioz, nuk mundet për kot të ju vendosin. Sa janë serioz u pa me atë që Katica Janevës burrin e vdekur prej 14 vitesh, e vendosën në listë të zezë, ja kaq janë serioz.”, Kandidat për president nga kualicioni Guximshëm për Maqedoninë, Stevço Jakimovski.
Jakimovski njëherit theksoi se nëse zgjidhet president do të vendosë rend në shtet, pasi nuk ka askund në botë të rrish në shtëpi e të marrish rrogë, nëpër ministri ku duhet të ketë 10 të punësuar ka mbi 450./TVM2