Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, vijon fushata e kandidatëve për president

Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, kandidatët për president vazhdojnë me shpalosjen e platformave të tyre para qytetarëve.

Kandidati për president nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do të prezantojë programin e tij para banorëve të Vevçanit, Strugës dhe Resnjës. Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të jetë në pjesën lindore të vendit në Karbinci dhe Probishtip, ndërsa tubim do të ketë në Shtip. Stevço Jakimovski nga GROM-i do të takohet me banorët e Gostivarit. Bujar Osmani nga BDI do të ketë takime me qytetarët në Batincë, Moranë dhe Koliçan,  Koalicioni “Vlen” do të ketë presskonferencë tek Sheshi “Skenderbeu”, kandidatja e së Majtës, Biljana Vankovska do të jetë  në Strumicë, ndërsa Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “E di” do të jetë  në Berovë, Dellçevë, Vinicë dhe Koçan.