Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, Osmani vizitë në komunën e Shuto Orizares

Kandidati për president nga “Fronti Evropian”, Bujar Osmani, qëndroi në komunën  e Shuto Orizares. Në një takim me banorët, Osmani u uroi ditën ndërkombëtare të romëve dhe shpalosi vizionin e tij nëse rrëmben postin e presidentit. Osmani fokusin do ta vë në anëtarësimin në BE, pasi sipas tij vetëm me zbatimin e politikave evropiane mund të arrihet kohezion shoqëror.
Kandidati për president Osmani, konsideron se figura e presidentit duhet të jetë unifikuese, dhe si aktivitet të parë parashikon mbledhjen e të gjithë liderëve për të përputhur qëndrimin drejt të ardhmes evropiane, që kjo të bëhet realitet deri në vitin 2030. Barazia gjinore dhe përfshirja e të rinjve në komisionet shtetërore për planifikimin e politikave të së ardhmes, gjithashtu është pjesë e agjendës së Osmanit.
Ai gjithashtu u zotua se do të angazhohet në përfshirjen sa më ta madhe të fëmijëve romë në ciklin parashkollor, përfshirjen e romëve në institucione, punësimin e tyre si avancimin e shërbimeve shëndetësore. Në zyrën e Osmanit si president njëri nga këshilltarët e tij planifikohet të jetë nga komuniteti rom.