Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale: Nesër, shorti për renditjen në listën e kandidatëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të Listave të kandidatit për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut se shorti për përcaktimin e renditjes në listën e vetme të kandidatëve do të mbahet të hënën, më 25 mars 2024, duke filluar nga ora 12:00.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi vendimin për publikimin e përshkrimit të vendvotimeve për Zgjedhjet Presidenciale 2024.

Përshkrimi i përmban të gjitha detajet profesionale-teknike në lidhje vendvotimet dhe do të jetë në dispozicion për publikun në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me qëllim që qytetarët të mund në çdo kohë të informohen për vendvotimet në të cilat do ta realizojnë të drejtën e votës.

Përveç kësaj, Komisioni i shqyrtoi edhe Propozim-Programin për edukimin e detyrueshëm të organeve zgjedhore, Propozim-Programin për edukimin e qytetarëve dhe Propozim-Programin për edukimin e faktorëve tjerë në zgjedhjet.

Të gjitha programet e propozuara kanë për qëllim të kontribuojnë për profesionalizimin më të madh të organeve zgjedhore, unifikimin dhe zbatimin e njësuar të Kodit Zgjedhor, zvogëlimin e mundësisë për lëshime të paqëllimta që do të përmirësojë imazhin e organizimit të procesit zgjedhor.

“Pika e parë që ka të bëjë me organet zgejdhore përbën angazhimin tone standard të cilin Kshz e relaizon para çdo cikli zgjedhor, me qëllim që të ketë profesionalizim, përgjegjësi më të madhe të organeve zgjedhore në realizimin e zgjedhjeve. Të gjithë trajnuesit e çertifikuar që i kemi në Kshz rreth 130 duke u bazuar në plan dhe program bëjnë trajnimin e të gjitha organeve zgjedhore, komisionet komunale zgjedhore dhe këshillat”, u shpreh antari i KShZ-së, Boris Kondarko.

KShZ miratoi vendimet për edukime

Sa i përket edukimit të faktorëve të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe partitë politike, mediat dhe organizatat qytetare, KSHZ ka kostatuar nevojën për informimin e drejtë dhe të saktë për proceset zgjedhore me qëllim që të shmanget mundësia nga përhapja e dezinformatave.

“Edukime të tilla kemi pasur dy here rradhazi me përfaqësuesit e inetersuar të mediave, ku u sqarua i tërë procesi zgjedhor, të gjitha veprimet në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhoir dhe të gjitha specifikat që në opinion ndryshe transmetohen dhe vjen deri te nevoja që kshz thirret në ligje, duke plasuar interpretimet e drejta sa i përket të drejtave të pjesmarrësve në zgjedhje”, theksoi Kondarko.

KShZ nesër tërheq shortin për panotë reklamuese

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmes shortit do t’i përcaktojë lokacionet për panotë reklamuese dhe bilbordet që ofrohen për reklamim politik nga subjektet juridike që ekonomizojnë me to, ndërsa në lidhje me Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të mbahen më 24 prill 2024.

Numri maksimal i panove reklamuese dhe bilbordeve që mund të përdoren për reklamim politik është 50% e numrit total në territorin e komunës konkrete, Qytetit të Shkupit, përkatësisht në territorin në të cilin është përcaktuar person juridik që ekonomizon me to, ndërkaq për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Personat e autorizuar të personave juridikë, të cilët kanë dorëzuar oferta për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve, ndërsa të cilët do të marrin pjesë në tërheqjen e shortit duhet që me vete të kenë autorizim nga personi juridik.