Zgjedhjet presidenciale, Lëvzja “E di” fushatën e filloi nga Krusheva
Nën moton “Maksimumin për Maqedoninë”, kandidati i lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski, fushatën për zgjedhjet presidenciale e filloi nga Krusheva. Dita e parë e fushatës mbuloi promovimin e programit, ndërsa në ditët tjera parazgjedhore, Dimitrievski është përcaktuar të realizojë më tepër takime me qytetarë se sa tubime të zakonshme të mëdha. Programi i lëvizjes “E di” mban emrin “Manifesti për Maqedoninë”.
“Jo rastësisht fushata ime për president të Maqedonisë fillon nga Krusheva, i cili për ne si shtet dhe popull ka domethënie të rëndësishme historike. Me shembull personal do të motivoj, nxis dhe do të kontribuoj që secili qytetarë ta jep maksimumin e vet. Maqedonia është para udhëkryqit. Maqedonia është para vendimit të rëndësishëm. Maqedonia patjetër të jetë vend i lumturisë dhe i qytetarëve të kënaqur. Maqedonia patjetër të ndërtojë rrugë të së ardhmes. Unë e di rrugën e vërtetë. Për këtë arsye, u bëj thirrje qytetarëve që pas Ilindenit dhe ASNOM-it të përfshihen në kryengritjen zgjedhore.”, – theksoi Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “E di”.
Sipas Dimitrievskit vetëm me hapa të mëdha, punë të pandërprerë dhe me bashkëpunim, Maqedonia mund të bëhet vendi që duam. Programi i Dimitrievskit përmban 5 parime kryesore: fusha që ka të bëjë me politikën e jashtme, uniteti në çështjet me rëndësi për shtetin, përforcimi në mbrojtje dhe siguri, institucione të fuqishme që mbrojnë shtetin dhe qytetarët, dhe fusha e fundit përfshin përgjegjësinë dhe përfshirjen inkluzive në vendimet shtetërore.