Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Siljanovska tubim parazgjedhor në Prilep

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova, në tubimin e mbrëmshëm në Prilep tha se identiteti nuk ndërlidhet me historinë apo kulturën, por lidhet me parimet dhe vlerat. Kjo gjë duhet t’i përkujtohet LSDM-së dhe BE-së dhe nëse ata sillen na bazë të këtyre parimeve, atëherë mund të besojmë në të ardhmen e BE-së.

“Procesi i integrimit duhet të konkretizohet, e kjo do të thotë jetë evropiane në truall maqedonas, standarde evropiane në tokë maqedonase, e jo vetëm angazhime BE dhe NATO, proevropiane, antievropiane. Analizoni kush është për Evropë sipas sjelljes, e kush është kundër. Ata nuk bëjnë asgjë evropiane. Asnjë standard evropian, duke filluar nga sundimi i së drejtës, përmes mediave, arsimit dhe mbrojtjes sociale nuk kanë implementuar asgjë. Dhe përveç kësaj, ne pamë mijëra qytetarë, të cilët nuk duhet, e që kanë përfituar ndihmë sociale.”, – deklaroi kandidatja për presidente e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Siljanovska Davkova tha se është koha e duhur që në krye të institucioneve të vijnë njerëz, të cilët meritojnë të zënë vendet udhëheqëse për shkak të meritave dhe jo ato t’u ndahen vetëm disa personave të ngushtë familjar. Vlerësoi se Pendarovski, gjatë mandatit të tij nuk i ka kryer obligimet e tij të parashikuara me Kushtetutë si President, andaj tha ajo, duhet sjellë ndryshimin. Siljanovska u zotua se nëse zgjidhet presidente, do të hapen zyra të popullit përmes të cilave presidenti do t’i dëgjojë problemet dhe sugjerimet e qytetarëve.