Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, RMV-ja për herë të parë zgjedh presidente

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat për të shtatën herë u zhvilluan në vend, fitore bindëse ka arritur kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, me 560 mijë ndaj presidentit aktual, Stevo Pendarovski, i cili mori 251 mijë vota. Pas publikimit të rezultateve zyrtare, Pendarovski pranoi humbjen, duke uruar presidenten e ardhshme.
“Koncepti im për Maqedoni multietnike, e integruar plotësisht në strukturat euroatlantike, sot për fat të keq nuk mori përkrahjen e shumicës qytetare. Nuk jam i sigurt që kanë ndërgjegjen e qetë edhe ata të cilët, duke u nisur nga interesat e ngushta partiake dhe personale politike, sot kanë ndaluar mijëra qytetarë tanë të marrin fletën e dytë dhe të votojnë edhe për zgjedhjet presidenciale.”, – deklaroi presidenti në largim, Stevo Pendarovski.
“Unë mendoj që me mua, më mbani mend fjalën, kur do të rrethohem me gra të ngjashme si unë, gra në modelin e Vatsllav Havellit, subversive, unike, të qëndrueshme, të cilat mund të tregojnë qëndrimin e tyre në mënyrën e tyre, në mënyrë më të ndryshme nga burrat, ta mbrojnë atë. Ky është një hap i madh dhe kjo për mua është hap reformues.”, – theksoi presidentja e zgjedhur, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska Davkova është presidentja e parë grua në vend, numri i votuesve shënon numrin më të madh në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1999, kur Boris Trajkovski fitoi mbi 580 mijë. Historikisht fitorja më e madhe ishte në zgjedhjet e vitit 1994 me mbi 715 mijë vota për Kiro Gligorov në raundin e dytë ndaj Ljubisha Georgievskit, i cili fitoi më pak se 200 mijë vota.