April 30, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Pendarovski në Veles, Çashkë dhe Shën Nikollë

Kandidati për President i mbështetur nga Koalicioni “Për ardhmëri evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, mbrëmë mbajti tubime në Veles, Çashkë dhe Shën Nikollë, ku qytetarëve të këtyre vendbanimeve u kërkoi mbështetje masovike më 24 prill dhe 8 maj për të fituar mandatin e dytë presidencial. Para qytetarëve, Pendarovski përkujtoi disa nga përfitimet që janë arritur, siç tha ai në krye me LSDM-në, siç janë anëtarësimi i vendit në NATO, fillimi i negociatave me BE-në dhe marrëdhënie të mira fqinjësore duke ruajtur gjuhën dhe identitetin.

“Tridhjetë vjet askush nuk kishte guxim, askush nuk kishte njohuri dhe përkushtim të mjaftueshëm për të zgjidhur atë problem për të cilin diplomatët më të mëdhenj të botës mendonin se është i pazgjidhshëm. Kjo strukturë politike të cilës i takoj, e zgjodhi dhe e parapriu Maqedoninë në aleancën më të madhe. Kjo Maqedoni e vogël me 1.8 milionë banorë është në të njëjtën tavolinë së bashku me superfuqitë më të mëdha dhe më të zhvilluara botërore. Jemi në të njëjtën tavolinë me të drejtë e barabartë të votimit me Gjermaninë, Francën, Amerikën, Kanadanë dhe me vendet tjera demokratike dhe të zhvilluara.”, – deklaroi kandidati për president – LSDM, Stevo Pendarovski.

Pendarovski e porositi kundërkandidaten e tij nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkova, të zgjedhë se çfarë do të jetë, president apo komandat suprem i Armatës dhe i bëri të qartë se pa respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara fqinjësore, vendi nuk mund të ecë para. Çdo tentim për t’i anashkaluar këto marrëveshje do ta kthejnë vendin prapa dhe nuk do të ketë prosperitet dhe zhvillim ekonomik, tha Pendarovski.
Karavani zgjedhor i kandidatit presidenciale të koalicionit Për Ardhmëri evropiane Stevo Pendarovskit nën moton “Presidenti Ynë” sonte vazhdon me tubimet zgjedhore në Dibër, Rostushë dhe Gostivar. Në agjenden e fushatës së tij presidenciale është parashikuar që Pendarovski të realizojë edhe disa takime të drejtpërdrejta me qytetarët e këtyre vendbanimeve, ku më hollësisht do ta prezantojë programin dhe ofertën e tij presidenciale, ku njëherit do tu mundësojë qytetarëve të parashtrojnë pyetje.

Deri në fund të fushatës së rrethit të parë karavini i Pendarovskit i mbështetur nga LSDM, ka parashikuar të vizitojë gjithësej rreth 65 vendbanime në të 6 njësitë zgjedhore. Një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit, janë hapërimi i vendit në rrugën euro integruese, mardhënie të mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe zotohet para se do të jetë President i të gjithë qytetarëve dhe se do të jetë “urë lidhëse” mes liderëve politik për të gjetur konsensus politik për çështjet të cilat janë me interes shtetëror.