Zgjedhjet presidenciale 2024, KSHZ akreditoi rreth 1000 vëzhgues dhe gazetarë
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka informuar se deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 vëzhgues të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR, për zgjedhjet Presidenciale dhe atyre Parlamentare. Sipas njoftimit të KShZ, kështu është vendosur pas kërkesave për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 të dorëzuara nga disa shoqata, fondacione e Komisione.
“Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve ata të agjencive Reuters dhe France Press, si dhe media të shumta nga vendet fqinje. Poashtu kërkes për vëzhgues kanë dorëzuar edhe Shoqata Qytetare CIVIL – Euronjus Albania, Agjencia e Lajmeve Rojters, Agjencia Evropiane e Fotolajmit – AEF, Al Xhezira Ballkans, Zëri i Amerikës – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni Ad Hoc për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti Kombëtar Demokratik për Punë të Jashtme, Uashington SHBA – dega në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Qendra për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Top Channel Shqipëri – dega Kosovë, OSBE/ODIHR – Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e shumë të tjera.”, thonë nga KSHZ
Poashtu interes për këto zgjedhje kanë shfaqur edhe Ambasadat e vendeve të dryshme si ajo e Republikës së Sllovakisë, Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë dhe Asociacioni Evropian për Dialog dhe Demokraci – Bergen, Norvegjia. Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.