Zgjedhjet presidenciale 2024, Jakimovski fton në debat kundër kandidatët
Kandidati për president, Stevçe Jakimovski, thotë se ka kandidatë për president që propozojnë kushtetutë qytetare për t’i shlyer maqedonasit nga Kushtetuta. Kjo paraqet shkatërrim tektonik të rregullimit kushtetues të vendit, thekson Jakimovski. Ai njëherit kritikoi kundër kandidatët për ndarjen e parave buxhetore për fushatë mediatike.
“Kanë marrë nga 9 qind e 75 mijë euro për reklamim, kjo u mjafton dhe mendojnë se në atë mënyrë do të sigurojnë përparësi në këtë fushatë zgjedhore. Por, unë do t’u them se paratë janë më së paku të rëndësishme, jo një milion euro, por edhe miliarda nëse ndajnë, populli saktë sheh se kush kupton, kush sinqerisht lufton për qytetarët e Maqedonisë e kush tenton t’i manipulojë dhe gënjejë. Me vet faktin se ikin nga debatet, qartë dëshmojnë se kanë çfarë të fshehin nga populli dhe po tentojnë këtë ta fshehin, por nëse kemi debate, ne të gjitha këto gjëra do t’i publikojmë.”, – deklaroi kandidati për president, Stevçe Jakimovski.
Si kandidat i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Jakimovski vlerëson se organizimi i debateve mes kundër kandidatëve do t’u mundësojë qytetarëve që të bëjnë përzgjedhjen e duhur për presidentin e vendit në 5 vitet e ardhshme. Në debate, populli do të mund t’i dëgjojë ofertat e kandidatëve, ta kuptojë kapacitetin e tyre, vizionin për Maqedoninë, qëndrimet për ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve dhe për atë se si do ta udhëheqim politikën e jashtme. Po ashtu, Jakimovski theksoi rëndësinë që ka diaspora dhe nevojën për t’u angazhuar për krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendlindje. /TVM2