Maqedoni

Zgjedhjet Parlamentare 2024, për 1 Maj “VLEN” takon qytetarët në parqet e Shkupit

Në ditën e 1 majit, koalicioni “VLEN”, ka zgjedhur të takohet me qytetarët nëpër parqet e qytetit të Shkupit, për t’i dëgjuar për së afërmi punëtorët për brengat e tyre, që lidhen kryesisht me standartin jetësor, inflacionin dhe kushtet e jetesës.

Me këtë rast Bartësi i Listës së kandidatëve për deputetë të Koalicionit VLEN në nëjsinë zgjedhore 1, Izet Mexhiti, tha se platforma e tyre ka menduar për instrumente në bazë të së cilave do të përmirësohen kushtet e punëtorëve.

Aktivitet kryesor do të jetë hapja e prespektivës këtu dhe ndërpreja e migracionit.

“Migrim i trurit, për të krijuar kushte që ato të mbeten këtu, ta shohin prespektivën këtu, e dyta, fuqishëm me sindikatat do të punojmë, domethënë për të drejtat e punëtorëve dhe poashtu në programin tonë kemi paraparë që të rritet edhe rroga, për shkak se në dhjetë pikat e çdo ankete pra është standarti jetësor, rroga, kushtet e jetesës, prandaj edhe kemi parapa që rroga të shkon deri në 800 euro” – tha Izet Mexhiti, bartës i listës për deputet nga “VLEN” në Njësinë Zgjedhore 1.

Mexhiti më tej sqaroi se liderët e “VLEN-it” akoma nuk kanë vendosur se kë do ta përkrahin në rrethin e dytë zgjedhor, por megjithatë thotë se qytetarët shqiptarë dinë ta bëjnë vlerësimin vetë se kush duhet mbështetur për president në mandatin pesëvjeçar.

“Votuesit që kanë votuar për Taravarin mbi 83000 mijë votues nuk i kemi në xhep ato vota. Qytetari shqiptar di ta bëjë vlerësimin vetë. Secili e meriton të jetë kryetar i ardhshëm. Për hir të së vërtetës, domethënë dallimi mes kandidatit të parë dhe kandidatit të dytë është tejet i madh, kështu që rrethi i dytë është më tepër formal, ndoshta edhe kjo është arsyeja që deri në këtë moment nuk ka ndonjë presion ose kërkesë serioze për votat shqiptare.” – u shpreh Mexhiti.

Duke kometuar deklaratën e kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljnovska Davkova, e cila tha se disa vepra nuk harrohen duke aluduar në kohën e 2001- shit, Mexhiti me përgjigje se nuk duhet të kthehemi prapa, sepse kemi mjaftueshëm punë për të ardhmen.

Reagimi i Mexhitit shkon për kandidaten për president Davkova, e jo për subjekt politik.