June 26, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet në ASH zgjojnë interesimin e mbarë opinionit, Top temë në media

Zgjedhjet për kryetarë dege në Aleancën për Shqiptarët kanë zgjuar interesimin e mbarë opinionit. Të gjitha mediat, pa përjashtim kanë raportuar dhe komentuar këtë proces në forma dhe kënde të ndryshme. Raportime për rjedhën e procesit, informacione për kryetarët e zgjedhur, analiza komente, por nuk kanë munguar as sulmet me shpifje dhe teori konspirative nga oponentët dhe bashkëpunëtorë të pushtetit.

Sidoqoftë, zgjedhjet në ASH janë kthyer në temë qëndrore gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa pritet që për partinë më të madhe shqiptare në opozitë të diskutohet edhe gjatë ditëve në vijim.
Të shtunën, Aleanca për Shqiptarët mbajti kuvendet dhe zgjodhi kryetarë në disa degë, ndëraa degër e tjera pritet që kryetarët ti zgjedhin edhe të dielën.