Zgjedhjet e parakohshme/ Kasami dhe Mickoski: Vendi ka Qeveri me legjitimitet të plotë, punojmë për të mirë të qytetarëve
Kryetari i Lëvizjes Besar, pjesë e koalicionit VLEN, Bilalli Kasami, vlerëson se RMV-ja nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, për momentin partité opozitarët janë të ç’orientuara, njofton Lideri.mk
Sipas Kasami thotë Qeveria punon seriozisht në realizim të projekteve të premtuara në zgjedhje
“Ne vlerësojmë që Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamnetare. Për më shumë që kemi një shumicë stable. Qeveria punon seriozisht në realizim të projekteve që i kemi premtuar në zgjedhje”, u shpreh Kasami.
Kasami shton se partitë që përbëjnë VLEN-in po përgatiten të shkojnë së bashku në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Për zgjedhjet foli edhe kryeministri Mickoski. Sipas tij Qeveria Ka legjitimitet dhe mandatory 4 vjeçarë dhe është e fokusuar në realizomin e projekteve.
“Kjo qeveri ka mandat katër vjeçarë nga qytetarët, ka legjitimitet, duhet të përvjelim krahët dhe të punojmë për të gjithë qytetarët, nëse hyjmë në një rreth të tillë atëherë nuk do të kemi sukses që ti arrijmë qëllimet tona. Qëllimi ynë është të bëjmë diçka të mirë për qytetarët dhe atë e bëjmë çdo ditë”, tha Mickoski.