Zgjedhjet 2024, VMRO-DPMNE vazhdoi fushatën në Dellçevë
VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në komunën e Dellçevës. Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Vankova nga tubimi në Delçevë tha se ne patjetër duhet të de privatizojmë dhe do personalizojmë politikën nga porona që vetëm e përdorin, ndërsa institucionet janë e mirë publike, nuk mundet ato ti shfrytëzoni për qëllime politike.
“Shum shum me rëndësi dhe në çka patjetër të kujdesemi është ti japim fund pronësisë personale apo kolektive të Maqedonisë, të shtetit, të institucioneve.”, tha kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Të pranishmive iu drejtua edhe bartësi i listës në njësinë e tretë zgjedhore Dragan Kovaçki, i cili i akuzoi partitë në pushtet për keq qeverisje, ndërsa siç tha për pak mpushtet LSDM ia dorëzoi shtetin BDI-së.
“LSDM dhe Dimitar Kovaçevski premtuan jetë ndërsa sollën kaos dhe mosdije. Vetëm që të mbijetojnë në pushtet në pëllëmbë ia dhanë Maqedoninë Ali Ahmetit, Artan Grubit, Bujar Osmanit dhe edhe disa të tjerëve nga BDI. Me të dejtë qytetarët janë të revoltuar.”, tha Dragan Kovaçki, bartës i listës në njësinë e tretë nga VMRO-PDMNE.
Në tri dekadat e fundit në vend ka pasur periudha të vështira por viteve të fundit duhet të pajtohemi që jo vetëm që jeta është e vështirë por Maqedonia është gjithnjë e më pak dhe gjithnjë e më shum po keqpërdoret dhe keq menaxhohet deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.
“Maqedonia u bë rekordere për inflacion 650 mijë bashkëqytetarë tanë jetojnë me vetëm 150 denarë në dit, 80 mijë jetojnë me vetëm 60 denarë në dit. Maqedonai është në nivelin më të lartë në evropë për kriminalitet dhe korrupsion. Shihni ata njerëz të cilët brenda natës u pasuruan.”, tha kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ata u bënë milioner me parat tona tha Mickoski sipas të cilit këto zgjedhje janë i vetmi shpëtim./TVM2