Zgjedhjet 2024, jashtëparlamnetaret vazhdojnë fushatën
Edhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke kërkuar të fitojnë ulëse në Kuvendin republikan.
“E prezantojmë sot programin tonë, e kërkojmë përkrahjen për kandidatët tanë për deputetë të udhëhequr nga zoti Nebojsha Zaharievski në njësinë e 6-të zgjedhore. E di se asnjëherë më “E di” nuk do të lejojë gjërat në vend të jenë njësoj. Do të jemi korrigjues.”, – theksoi Maksim Dimitrievski nga “E di”.
“Do të ndalem te fabrika e sheqerit, sepse përveç kthimit të punëtorëve, Maqedonia nuk do të importojë sheqer nga jashtë dhe do të kultivohet panxhar sheqeri si sferë shtesë e bujqësisë.”, – deklaroi bartësi i listës në njësinë e 5-të, Lube Petrevski.