July 7, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, edhe partitë jashtë parlamentare në fushatë

Edhe partitë jashtë parlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhet presidenciale dhe parlamentare të 24 prillit dhe 8 majit.

“Maqedoninë e kanë krijuar populli maqedonas i lindur në këto hapsira i ndihmuar nga të tjerët në përputhje me manifestine Krushevës dhe dokumentet e Asnomit, prandaj maqedonasi duhet të ngritet të marr guxim.” tha kandidati për presidnet nga Lëvizja E Di, Maksim Dimitrievski.

“Duam të inkuadrohemi në BE me dinjitet si maqedonas që flasin maqedonisht me historin e tyre nacionale.”, tha Vesna Bendevska bartese e listës në njësinë e pestë.