Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, skadoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve. Partitë bëjnë thirrje për zgjedhje dinjitoze

Mbaroi afati për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për kandidatët për president në zgjedhjet e ardhshme. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 15 kandidatët e rregjistruar për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet presidenciale, 10.000 nënshkrimet e nevojshme i kanë mbledhur 7 kandidatë. Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE-ja, Bujar Osmani nga BDI-ja, partia e të cilit sonte mban konventën për promovimin e tij për president, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN” kandidati i GROM-it Stevço Jakimovski, Maksim Dimitrievski lideri i lëvizjes “ZNAM” dhe Biljana Vankovska nga “E Majta”.
Kandidatët e tjerë që nuk arritën ta kalojnë pragun janë kandidatja Mersiha Smailoviq e përkrahur nga Lidhja Demokratik Boshnjakë, Velo Markovski, Gjorgi Manaskov, Zorica Cvetkovska, Gospodin Poposki dhe tre kandiatët tjerë që grumbulluan nënshkrime njëshifore.

Ndërokohë partitë politike apelojë për zgjedhje demokratike dhe pa incidente. BDI-ja fton simpatizantët e tij që të sillen si evropian dhe mos të provokohen gjatë procesit zgjedhor.

“BDI gjithmonë ka qenë për zgjedhje evropiane, ku do të respektohen të gjitha standartet, për fushatë pozitive, ku qytetarët do të mund ta vlerësojnë ofertën e partive politike… Jemi në vitin 2024 dhe gjithsesi duhet të sillemi ashtu siç jemi, të civilizuar. Apeloj tek të gjithë përkrahësit tanë të sillen njësoj sikur deri më tani.”, tha Arbër Ademi nga BDI pë TVM2.

Për zgjedhje korrekte kanë apeluar edhe nga kualicioni i partive opozitare shqiptare VLEN.

Edhe VMRO-DPMNE-ja fton për zgjedhje dinjitoze. Akuzon LSDM-në për fushatë joparimore dhe nxitje të mardhënieve ndëretnike.

“Atë që mund ta porosisim ne është që të apelojmë për mendje të arsyeshme. Atë që do ta bën LSDM-ja është punë e tyre, por është koha që Maqedonia të ketë një proces dinjitoz dhe është koha që në vend të kaosit të mbizotërojë rendi.”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-së.

Por nga LSDM thonë se ata dhe kandidati i tyre ofrojnë opcion për ardhmëri më të mirë.

“LSDM është e vetmja që ofron shpresë reale për të nesërme më të mirë dhe ardhmëri evropiane.”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit, duhet t’i dorëqojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars në mesnatë, 35 ditë para ditës së mbajtes së zgjedhjeve.