Maqedoni

Zëvendëskryeministri Fetai në Konferencën Rajonale “GovTech“ në Tiranë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai mori pjesë sot në konferencën rajonale „GovTech“ në Tiranë, krahas kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fetai theksoi rëndësinë e digjitalizimit si shtyllë e mirëqenies, inovacionit dhe progresit shoqëror.

Ai paraqiti prioritetet dhe projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë rrafsh, duke përfshirë digjitalizimin e administratës publike, rikthen për së paku për 50% të numrit të shërbimeve publike elektronike që u ofrohen qytetarëve si dhe përgatitjet për ndërtimin e një data qendre qeveritare.

Zëvendëskryeministri Fetai theksoi se në një kohë sfidash kibernetike dhe kërcënimesh gjeopolitike, shtetet e rajonit duhet domosdoshmërisht të forcojnë infrastrukturën digjitale, në partneritetit me BE-në dhe SHBA-në. Konferenca “GovTech“ organizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ishte një ngjarje e rëndësishme për këmbimin e përvojave dhe ideve për përmirësimin e infrastrukturës digjitale dhe forcimin e sigurisë kibernetike në rajon.