May 14, 2024
Maqedoni

Shumë lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Shfrytëzuesit e lagjes Butel 1, Butel 2 dhe Rasadnik, lagjja dhe zona industriale Vizbeg, lagjet Kuçevishka Bara dhe Shuto Orizarë, burgu i Shutkës, lagjet Shkup Veri, lagjja e Tophanës, pjesa më e madhe e Komunës së Çairit dhe Momin Potok nesër nga ora 04:00 deri në ora 06:00 do të mbesin pa energji elektrike.

Siç informojnë nga EVN Maqedoni, arsyeja për ndërprerjen e energjisë elektrike është realizimi i Projektit për rikonstruim dhe modernizim të trafostacionit 110 kilovat “Vasil Glavinov”.