April 27, 2024
Maqedoni

Zëvendës kryeministrja e LSDM-së ka shqiptuar masë për tre ministra të BDI-së (Emrat)

Zëvendëskryeministrja për luftë kundër korrupsionit, Sllavica Grkovska, e cila vjen nga radhët e LSDM-së, ka shqiptuar masën “vërejtje” për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e sistemit politik Artan Grubi, si dhe për shefin e diplomacisë, Bujar Osmani dhe ish-ministrin e mjedisit jetësor, Naser Nuredini, për përdorimin e automjeteve zyrtare për qëllime partiake në bazë të dokumentacionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Përveç këtij rasti, për lojën e futbollit në ambientet e Ministrisë së Sistemit Politik, e cila drejtohet nga Grubi, Grkovska tha se nuk është shembull se si duhet të sillen zyrtarët, por duhet të jenë më të ndjeshëm për përshtypjen që lënë para qytetarët.

“Duhet të pranoj që nuk u prit mirë nga publiku. Nuk mendoj se duhet të sillen kështu zyrtarët. Mendoj se duhet të ketë pak më shumë ndjeshmëri se si duhet të sillen zyrtarët dhe çfarë imazhi paraqesin para qytetarëve” tha Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit.